Është rritur në 100 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Izmirin ditën e premte ndërsa numri i personave të plagosur është 994.
Ndërkohë, bëhet me dije se forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 91 orësh një vajzë 4-vjeçare. Fëmija është dërguar në spital ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Ditën e djeshme, autoritetet turke nxorën nga rrënojat pas 65 orësh një vajzë 3 vjeçare, e cila aktualisht është në gjendje të mirë mjekësore.