17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rama: Shenjat për Ballkanin Perëndimor s’janë të mira, BE të ketë kujdes

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën greke, “TA NEA” shprehet se Ballkani Perëndimor nuk gjendet në një fazë të mirë dhe ndaj kërkon nga BE që të tregohet kujdes. Megjithatë, Rama thotë se gjërat nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa t’i druhemi një destabilizimi.

“Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.

- Advertisement -

I pyetur nëse pret hapjen e negociatave për anëtarësim me BE në fund të këtij viti, Rama shprehet pesimist.

“Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë”, tha Rama.

Për takimin e fundit në Beograd në kuadër të nismës “Open Balkan”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se ende nuk është arritur aq progres sa do të donte dhe se në takimin e ardhshëm në Tiranë do të ketë kalohen disa objektiva për qarkullimin e lirë të produkteve.

- Advertisement -

Për çështjen e kufirit detar me Greqinë, Rama ka thënë gjatë intervistës se dy vendet pasi ranë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës çështja ka mbetur pezull pasi nuk kanë gjetur ende zgjidhje.

“Shpresojmë se do ta gjejmë. Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen”, ka përfunduar Rama, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit