-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ndodh sot fenomeni i rrallë: Hëna, Toka dhe Marsi vendosen në një drejtim

Rekomandime

Marsi do zhduket nga qielli në Amerikën e Veriut sot si rezultat i një eklipsi të rrallë të njohur si okultimi hënor.

- Advertisement -

I ngjashëm me një eklips, në të cilin Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen, gjatë një okultacioni, Toka, Hëna dhe një tjetër planet rreshtohen dhe në këtë rast ky planet është Marsi.

Ndaj edhe planeti i kuq do të fshihet nga shikimi për ata që ndodhen në Amerikën e Veriut, pasi kalon direkt pas Hënës, gjatë fenomenit të rrallë.

Një okultim hënor që përfshin një planet është një ngjarje e rrallë. Ka vetëm disa të tillë në disa dekada” shpjegoi astronomi Dave Samuhel.
Për fat të mirë, një teleskop nuk do të jetë i nevojshëm për ata që duan të ndjekin ngjarjen, pasi Marsi dhe Hëna janë aq të ndritshëm sa të shihen me sy të lirë, megjithatë është e rëndësishme të dini kur mund ta ndiqni këtë spektakël.

- Advertisement -

Koha që Marsi do të zhduket varet plotësisht nga vendndodhja juaj.

Për ata në lindje të SHBA-ve, do të ndodhë menjëherë pas lindjes së diellit, gjë që mund ta vështirësojë shikimin për shkak të dritës së diellit.

- Advertisement -

Ndërsa, ata që gjenden në zona fushore dhe kodrinore do ta shohin më qartë ngjarjen pasi planeti i kuq të zhduket pas hënës në errësirë mbrëmjen e sotme dhe do të rishfaqet kur dielli të lindë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit