1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndodhi edhe kjo: Bën dasmën për një javë në një hotel në Shqipëri, italiani paguan me çek fals

Rekomandime

Një italian është martuar me një shqiptare teksa dasmën e organizuan në një hotel në Vlorë.

- Advertisement -

Çifti të gjithë mysafirët akomoduan në një hotel e pas një jave dhëndërri pagoi me një çek fals.

“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”, thuhet në njoftimin e hotelit.

Në reagim tutje thuhet se biznesi mezi pret sezonin e verës që të rimëkëmbet teksa një mashtrim i tillë i dëmton rëndë financiarisht.

- Advertisement -

“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar” thuhet mes tjerash në reagim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit