8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në 10 ditët e para të vitit të ri sektori publik punon veç dy ditë

Rekomandime

Sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.

Ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë.

- Advertisement -

Derisa ndryshimi i ligjit të festave zyrtare të ndodhë, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë drejt, ku ditët e pushimit gjatë një viti për shkak të festave janë të shumta.

Që në javën e parë të vitit 2022, punëtorët e sektorit publik do të punojnë vetëm dy ditë, të mërkurën dhe të enjten, pasi përveç vikendit, ata do të pushojnë të hënën, të martën dhe të premtën më 3, 4 dhe 7 janar.

Sipas kalendarit zyrtar, në Kosovë gjatë vitit 2022 janë 11 festa zyrtare.

- Advertisement -

Megjithatë, kjo në të ardhmen mund të ndryshojë.

Qeveria Kurti ditë më parë doli në mbështetje të ndryshimit të Ligjit që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në vikend. Kjo nismë është provuar të diskutohet edhe në Kuvend por që ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës meqë pa ta ndryshimet në ligj nuk mund të bëhen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit