1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në bregdetin shqiptar krejt çmimet më të lira se në Kosovë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Mos shkoni në Shqipëri për patriotizëm, por që ta shijoni detin e të merrni rreze prej tij.

Në bregdetin shqiptar gjithçka është më e lirë se në Kosovë. Prandaj, shkoni atje e kënaquni. Nëse s’keni pare, gjejeni një dhomë me naj apartament të lirë që ka frigorifer dhe kuzhinë. Mund ta gjeni me 10 euro natën.

Në Kosovë nuk gjen dhomë të tillë për disa ditë.

- Advertisement -

Krejt mallërat në supermarkete i keni më lirë se në Kosovë.

Nëse dilni me pi kafe jashtë, prap më lirë se në Kosovë e keni. Mund të gjeni plot vende ku makiato kushton 50 lekë, pra 40 centë. Në Kosovë s’mund ta gjeni me atë çmim.

- Advertisement -

Ujē gjeni në kafe me çmim të njëjtë sa të makiatos. Atë çmim harrojeni në Kosovë.

Nëse pini pije, prapë më lirë. Me 100 lekë gjen plot edhe nëpër kafe. Në Kosovë janë tjera çmime.

Nëse hani çepaba e hamburgera, atje janë më lirë se këtu. Edhe pizzat më lirë i keni atje. Të paktën 1 euro më lirë, varet nga lloji e nga madhëdia.

Hiçnu atyne tipave që shkojnë e porositin peshk të egër me kilogramë e çuditen me çmimet. Edhe ata me i porositë në Kosovë, dyfish më shtrenjtë janë.

Nëse ia mêsyeni hotelev luksoze, doni ushqimet më të mirat e më të shtrenjtat, shkoni në kafene ekskluzive, sikurisht që do të paguani. Pir, prap edhe ato të nivelit të njëjtë në Kosovë i keni më shtrenjtë.

Në Mal të Zi mos të flasim. Gjithçka edhe më shtrenjtë e keni.

E vetmja gjë që nuk është e pëlqyeshme, është shërbimi. Edhe ai po avancohet çdo ditë.

Prandaj, shijojeni detin dhe rrezet e diellit, shqip e lirë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit