1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në fanellë Shqipëria dhe Kosova/ Media serbe komenton veshjen e kombëtares së Ukrainës

Rekomandime

Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që thuajse e gjithë bota të jetë solidare ndaj këtij vendi në këtë luftë të paprovokuar nga Vladimir Putin.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që në Ukrainë të hidhet ideja e krijimit të një fanelle të re për të falënderuar të gjithë kombet që i janë gjendur pranë popullit ukrainas në këto momente të vështira.

Bëhet fjalë për një fanellë ku shfaqet harta e Ukrainës me kufijtë të vijëzuar nga flamujt e të gjitha vendeve që kanë ndihmuar vendin dhe këtu përfshihen edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa në qendër të hartës së Ukrainës është shkruar ‘Të Bashkuar për Ukrainën’.

Por kjo nismë padyshim që nuk është parë me sy të mirë nga vende të caktuara siç është Serbia, media e së cilës ka reaguar keq ndaj këtij gjesti teksa e ka përkufizuar si provokim duke ngritur pyetjen sesi një vend që nuk e ka njohur Kosovën si shtet, të bëjë një veprim të tillë

- Advertisement -

“Provokim ndaj Serbisë. Ukraina e vendos flamurin e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës në fanellën e re!?”-shkruhet “Novosti Online-Fanella i përmban të gjithë flamujt e vendeve që e mbështesin Ukrainën në luftën me Rusinë. Serbia nuk është në të. Por, ajo që është interesante është që Ukraina nuk e njeh shtetin fals, të shpallur në territorin e provincës jugore serbe”.

Por jo vetëm kaq, në fanellë është edhe mbishkrimi U24 që mund t’i referohet një hyrje të shpejtë të mundshme të Ukrainës në BE, ndërsa në pjesën e pasme te numrat, janë emrat e qyteteve të përfshira në konfIiktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit