1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në këtë ditë ndryshojnë akrepat e orës

Rekomandime

Edhe pse thuhej se shumë shpejt pritet se ora do të qëndrojë e njëjta, duket se edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

- Advertisement -

Megjithatë, Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore, transmeton albinfo.ch.

Zvicra dhe shumë shtete evropiane nga e shtuna, 24 tetor deri të dielën 25, orët duhet të kthehen nga ora 3 e mëngjesit në 2 e mëngjesit.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit