Objekti i xhamisë së dytë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, i nisur pa leje ndërtimore, ka nxitur reagimin e një grupi të qytetarëve që ka vendosur të rrënojë vetë gurthemelin e saj.
Banorët që kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj xhamie kanë thënë për Kohën Ditore se e kanë marrë vetë përsipër rastin, pasi s’është ndërmarrë asnjë masë edhe pse Ministria e Ambientit kishte vlerësuar se vendimi për caktimin e lokacionit për këtë xhami ishte në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Mësohet po ashtu se pas rrënimit të saj, në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e Kosovës që u ka marrë deklaratat disa banorëve.
- Advertisement -