0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në mes të Londrës, në sheshin Granary shfaqet reklama e Dua Lipës para mijëra qytetarëve

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë sukses si imazh i aromës më të re “Libre” nga YSL.

Së fundmi, ajo ka qenë prezente në Sheshin e madh Granary, në Londër ku para mijëra qytetarëve të pranishëm është shfaqur reklama e saj më e fundit për YSL.

Bëhet fjalë për reklamën e titulluar “Mos ki frikë të jesh e lirë”, ku ajo shfaqet bashkë me një shqiponjë, duke iu afruar edhe më shumë simbolizimit kombëtar.

- Advertisement -

Kjo video reklamë e shfaqur përmes projektorit në banesat pranë këtij sheshi, që është një prej më të frekuentuar të Londrës, ka bërë tejet krenare artisten shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

Last night in Granary Square, London!!!! @yslbeauty @ysl ? thank you @sarahaleon @pixielevinson for this video ‼️‼️‼️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


“Mbrëmë në Sheshin Granary, Londër! YSL, faleminderit”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Përndryshe, ajo që nga janari nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa ka pranuar se është në përgatitje të këngëve të reja për albumin e saj të dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit