11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Në polici për lidhjen me Rrajën! Kejvina shpërthen ndaj medias: Kafshë, plehra… do përgjigjeni

Rekomandime

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje për 10 orë për atentatin e 1 nëntorit. Kthella, e cila deri më tani sipas grupit hetimor që po heton Redjan Rrajën është e dashura e 34-vjeçarit nga Kruja, por bukuroshja duket se ka një tjetër version. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo sulmon mediat të cilat i quan të flliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.

- Advertisement -

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”-shkruan Kejvina në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë abuzuar me emrin e saj.

Asnjë koment nga Kejvina për marrjen në pyetje nga policia, apo për sekuestrimin e super-makinës që kishte si pronar Redjan Rrajën, i cili akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë.  

- Advertisement -

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit