3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Në prag të vizitës në Beograd, presidenti çek paralajmëron tërheqjen e njohjes së Kosovës

Rekomandime

Presidenti çek, Milos Zeman, ka deklaruar pak para vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme se nuk e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

Mëgjithatë Presindenti çek është i vetëdijshëm se një vendim i tillë do të jetë “pak i vështirë për t’u zbatuar”.

Zeman theksoi se kriminelët e luftës nuk duhet të udhëheqin asnjë vend në Evropë.

Zeman shtoi se ai pajtohet me Ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar që njohja e Kosovës është një “gabim diplomatik”, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Duke vënë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës ka një të kaluar mjaft interesante dhe se me siguri dëshmitarët u vranë dhe prandaj nuk mund të gjykohet, Zeman shkurtimisht tha: “Po, UÇK është e njohur.”

Zeman gjithashtu tha se vizita e ardhshme në Serbi do të ishte kryesisht me karakter ekonomik, por  edhe tema e Kosovës gjithashtu do të preket.

- Advertisement -

Ai vuri në dukje se mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, “me përjashtim të Kosovës”.

Autoritetet serbe pretendojnë se 15 shtetet të OBK-së e kanë tërhequr deri më tani njohjen e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit