1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në QKUK vendoset për herë të parë stenti retriever në tru, shpëtohet jeta e 70 vjeçares

Rekomandime

Në QKUK vendoset për herë të parë stenti retriever në tru, shpëtohet jeta e 70 vjeçares

- Advertisement -

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është përdorur stenti në enë të gjakut, tek pacientja 70 vjeçare me paralizë (hemiplegji) të anës së majtë si pasojë e mbylljes së enës së gjakut në tru me tromb (ACM djathtas). Kjo është mundësuar falë investimeve që janë bërë nga menaxhmenti i ShSKSUK për krijimin e Stroke Center dhe trajnimeve të stafit mjekësor të Klinikës së Radiologjisë.

Ekipi i radiologëve për herë të parë ka përdorur stentin (retriever) për heqjen e gjakut të ngjizur (trombit )në arteriet e trurit (kokës) dhe rihapjes së qarkullimit të gjakut në tru.

Stent retriever është një produkt shumë i avansuar i cili ndihmon në kapjen dhe tërheqjen e trombit (gjakut të ngjizur) dhe rihapjes së enës së gjakut. Me rivendosjen e qarkullimit të gjakut në enën e mbyllur, mundësohet të furnizohet me ushqim dhe oksigjen pjesa e trurit e cila është e rrezikuar të dëmtohet, me çka i rikthehen funksionet të cilat filluan të humben (varësisht nga regjioni i dëmtuar i trurit).

- Advertisement -

Pacientja e trajtuar me procedurën minimale invazive radiologjike të trombektomisë mekanike, menjëherë ka kthyer në masë të madhe funksionimin e dorës së majtë dhe këmbën e majtë .

Ekipi radiologëve Dr. Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati, udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, me ndihmën e teknikut të radiologjisë Shefki Bytyqi, përkrahur nga ekipi i anesteziologjisë Dr. Ismet Arifaj, Dr. Arjan Ademi me anestezistin Bekim Halili, neurologët Dr. Blerim Myftiu, Dr. Bashkim Sheholli, Syzana Aliçkaj dhe mjekët emergjent Dr. Naser Syla, Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Destan Cakaj, Dr. Valbona Gashi, specializantët Dr. Nazife Rexhepi dhe Mirjeta Binakaj.

- Advertisement -

Kjo teknikë bashkëkohore po aplikohet në ShSKUK si rezultat i iniciativës së Klinikës së Radiologjisë, përkrahur nga menaxhmenti në krye me Dr. Basri Sejdiun, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Nexhmedin Shala, i Klinikës së Anesteziologjisë, Prof. Dr. Nehat Baftiu, dhe drejtori i Klinikës emergjente Dr. Basri Lenjani.

Mediet e interesuara mund të marrin pamje dhe intervistë me dr. Bujar Gjikolli dhe ekipin, sot në ora 14:00, në hapësirat e Stroke Center që ndodhen në Klinikën e Neurologjisë.

Ju mirëpresim!

Me respekt,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit