2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Samitin e Ministrave të Jashtëm, Gërvalla e quan gënjeshtar Vulinin

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe, organizuar nga sekretarja Liz Truss dhe ministri Wendy Morton, ku e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, me theks të veçantë luftën kundër KRlMlT të organizuar dhe korrupsionit.

Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se shefja e diplomacisë kosovare ka deklaruar se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i qeverisë së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia. Ajo po ashtu thuhet se ka vënë në pah që Serbia, para pak javësh, ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

- Advertisement -

“Megjithatë, kryediplomatja kosovare ka thënë se Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet, por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit. Përveç kësaj, ajo e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb, Vulin, rreth masakrës së Reçakut”, thuhet, mes tjerash, në kumtesë.

Më poshtë e gjeni të plotë fjalimin e ministres Gërvalla:

E nderuara Sekretare Truss,

- Advertisement -

Të dashur kolegë,

Të nderuar shkëlqesi dhe mysafirë,

- Advertisement -

Jam me të vërtetë e nderuar të marr pjesë në këtë takim si e ftuar e Mbretërisë së Bashkuar, e cila u bë shpëtimtare e popullit tim në çastin më të errët të historisë sonë; këtë nuk do ta harrojmë kurrë.

Jemi mbledhur këtu sot në një çast tejet vendimtar.

Vendi im, Kosova, ka bërë një kthesë të madhe pas zgjedhjeve në fillim të këtij viti, duke u bërë udhëheqëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan. Që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi.

Kur përmendim këto zhvillime optimiste, nuk mund të mbyllim sytë ndaj realitetit në lëmenj të tjerë.

Fqinji ynë verior, Serbia, e ka kërcënuar vendin tonë me luftë para pak javësh, duke dërguar automjete të blinduara, trupa dhe bile edhe aeroplanë luftarakë në kufirin tonë, ndërsa ambasadori rus në Serbi iu bashkëngjit trupave dhe e mirëpriti këtë akt agresioni.

Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet. Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës.

E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj.

Në këtë drejtim, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdor një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta. Në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha z. Vulin në verën e këtij viti në prani të z. Vuçiq.

Nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera. Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit