8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në serialin “Kafeneja Jonë” ishte parashikuar taksa 10 euro për personat që hyjnë në Prishtinë

Rekomandime

Në serialin “Kafeneja Jonë” ishte përmendur çështja e taksës 10 euro, për personat që hyjnë në Prishtinë. Propozim të tillë kishte bërë aktori Fatmir Spahiu, në rolin e Okit.

Kohëve të fundit, disa prej skeçeve që janë transmetuar në serialin “Kafeneja Jonë” janë dhënë si propozime edhe nga sfera politike në vend.

- Advertisement -

Kjo ka ngritur disa reagime në rrjete sociale.

Mirëpo, duket se Kafeneja Jonë e kishte parashikuar edhe taksën komunale prej 10 euro që është propozuar të vendosur për këdo që hyn në Prishtinë.

Aktori i këtij seriali ka publikuar një pjesë ku e jep këtë propozim.

- Advertisement -

“Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale 10 euro”, kishte thënë Fatmir Spahiu që në serial e kishte rolin e Orhanit.

- Advertisement -

Kujtojmë që “Kafeneja Jonë”, kishte parashikuar edhe Mini-Schengin si dhe “pandeminë” ku kishin përdorur edhe maska në serial.

Parashikime të tilla kishin bërë edhe “The Simpsons”, serial shumë i famshëm vizatimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit