Në testin e shkollës së mesme në Palm Beach të Amerikës,është shtruar pyetja si në vijim: Presidenti i 45-të, 2017, Republikan, Idiot!
Dhe përgjigja e pyetjes me zgjedhje të shumëfishtë ishte Donald Trump, gjë që irritoi një nga prindërit. Një studente në Shkollën e Mesme Watson B. Dancan në Palm Beach fotografoi testin, të cilin babai i saj, një mbështetës i Trumpit, e postoi në Twitter, shkruan Fox News.
Ai shkroi: “Kjo ishte pyetja e parashtruar në testin e sotëm për vajzën time në shkollë të mesme. Jam i zemëruar. Do të bëj tollovi tek drejtori. Indoktrinimi nuk do të vazhdojë”.
- Advertisement -
Mësuesi që bëri këtë tekst tashmë është shpërndarë në një departament tjetër ndërsa pritet të zhvillohet hetim lidhur me këtë çështje.
Drejtori u tha prindërve se hetimet po vazhdojnë dhe se ai nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.