2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nëna Ajshe sa ishte gjallë, kujtonte mes lotësh dhimbjen e humbjes së djemve të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla

Rekomandime

Vëllezërit Jusuf dhe Bradhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, u vranë më 17 janari i vitit 1982, në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Edhe pse kanë kaluar 38 vite nga vdekja e tyre, sot e kësaj dite ata kujtohen me dhimbje e mall nga familjarët e tyre dhe gjithë populli.

Në një rrëfim nëna Ajshe sa ishte gjallë kujtonte me dhimbje e lot djemtë e saj.

- Advertisement -

Ajo në mes lotësh tregonte se si e kuptoj për herë të parë lajmin për djemtë e saj dhe shokut të tyre, Kadri Zeka.

“Nuk m’kujtohet a kom honger darkë atë natë, mu lshu gjumi, televizioni te kryt tu i ngu lajmet çka po thonë, gjithmonë tu prit diçka të ftshirë, për Jusufin e kena ditë, veç kur ka thonë Jusuf Gërvalla fjalën e fundit, kur jom qu kta krejt e kishin ditë, kur ma vonë po thotë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jom qu në komb edhe kom thonë Jusuf për ty e kom ditë kaherë, Bardh thash edhe për ty nonë a”, shprehej me lot në sy nëna Ajshe .

“Janë mundu djemtë e hallës mem qetësu tu m’thonë munet edhe mos ke qenë e saktë, veç qashtu kanë qu paroll, ju kom thonë unë nuk mashtrona se nuk jom fëmijë, nuk i kom lon me kukat asnjo,a as mu mërzit”.

- Advertisement -

Nëna Ajshe e cila ndjente dhimbje për humbjen e djemve, thoshte se ajo ishte munduar të qëndroj e fortë për shkak të familjes, fëmijëve dhe bashkëshorteve të dy djemve.

“Djali i vogël i Jusufit m’ka mërzit mas shumti, u kon 4 vjeç e gjys, nuk mujshim me pajtu me e qit n’gjumë se ishin msu me ju kallxu përralla, nuk dojke me flejtë dej u lodhke, ai mka mundu mas shumti”..

Në atentatin që la të vdekur të tre, ishin gjuajtur dymbëdhjetë herë mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën në Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba, i cili vdiq më vonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit