4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nëna nga Prishtina braktisi tre fëmijët, ata dërgohen në strehimore

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar një telefonatë nga Policia e Kosovës – Stacioni Qendër, të cilët e kanë njoftuar Prokurorinë se tre fëmijë janë gjetur pa përkujdesje të prindërve.

- Advertisement -

Me këtë rast Policia ka kërkuar të marrë një autorizim nga ky institucion që fëmijët të dërgohen në një strehimore.

Lajmin e ka bërë të ditur, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Dje e kemi pranuar një telefonatë prej policisë qendra, të cilët kanë njoftuar që tre fëmijë nuk janë në përkujdesje të prindit. Ata kanë kërkuar autorizim nga prokurori që fëmijët të dërgohen në strehimore.”

- Advertisement -

Ulaj tutje shtoi se Prokuroria është në pritje të kallëzimit penal nga Policia, dhe se fëmijët tani janë në përkujdesje të mirë në një strehimore.

“Prokuroria po pret kallëzim penal nga policia e cila i mbledh, përmbledhin rastin edhe ia dorëzojnë prokurorit, e prokurori zhvillon hetime, pse kanë mbetur pa përkujdesje, edhe merr vendim. Fëmijët tash janë në përkujdesje të mirë në një strehimore.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit