3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nënoficeri i FSK’së që vdiq të martën zbukuronte Podujevën me flamuj çdo 28 Nëntor

Rekomandime

Të martën, si pasojë e një ataku kardiak, ka vdekur nënoficeri i FSK’së, Baki Ejupi. Ai ka vdekur pas testimeve fizike në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Batalionin e Tretë në Mitrovicë ku edhe punonte.

Ejupi vinte nga fshati Sekiraqë e Komunës së Podujevës. E në vendin e tij të lindjes, ai çdo festë të 28 Nëntorit e mbushte Podujevën me flamuj kuq e zi.

T7 kishte realizuar një kronikë në të cilën Ejupi kishte treguar më shumë për vendosjen e flamujve. Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar.

- Advertisement -

“Kjo është një simbolikë shumë e vogël krahasim me punën dhe gjjakun e derdhur për flamurin kombëtar. Unë kam shumë bashkëluftëtar që i kam njohtë që sot nuk janë ma në këtë botë. Mundohem nëpërmes kësaj pune simbolike me përcjellë amanetin e tyre që kurr mos me harru simbolin kombëtar”, kishte deklaruar Ejupi më 26 nëntor të vitit 2018 pët T7.

Ejupi së bashku me vullnetarët tjerë brenda një dite kishte vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit