2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nëse do të ishte gjallë do të kthehej”, rrëfimi drithërues i babait nga Peja për djalin e zhdukur

Rekomandime

Derisa shumë persona mbetën të vrarë në luftën e Kosovës, ka edhe prej tyre që trupat nuk iu gjetën asnjëherë. Megjithatë, familjarët asnjëherë nuk ndalojnë së kërkuari për më të dashurit e tyre. Një histori e tillë e dhimbshme ka prekur edhe familjen e Isuf Lokajt, i cili edhe pa 20 vjetësh nuk di asgjë për fatin e djalit të tij, Burimit, i cili në kohën e luftës kishte qenë vetëm 17 vjeç.

- Advertisement -

Isuf Lokaj në masakrën që u bë në lagjen Dardania 3 në Pejë, iu vranë 2 djem dhe një tjetër është ende i zhdukur. Në një emision Lokaj tha se anipse disa i kanë thënë që djali i tij, Burimi ka dalë jashtë Kosove, ai nuk shpreson që mundet me qenë diku i gjallë, pasi sipas tij, nëse do të ishte gjallë, ai do të kthehej në shtëpi.

Lokaj ka treguar për natën kritike, ku i mbetën të vrarë dy djemtë e tij. Derisa ai ishte jashtë shtëpisë, njëri djalë iu vra në një qosh të shtëpisë, të cilin e gjeti të nesërmen dhe tjetri i është djegur brenda shtëpisë.

“Në natën kritike kemi qenë të gjithë këtu te shpija, kemi qenë me fqinj të bashkuar, atë ditë kemi mendu që është NATO dhe kemi hy në një bodrum dhe aty janë ardhë na kan nxon të gjithëve, na kanë qit jashtë dhe na kanë rrethuar. Djalin e madh dhe djalin e dytë i kanë ndalë aty, i kanë ul në gujt, ndërsa të tjerëve na kanë qu poshtë, pas një muri. Të gjithë i kemi pas automatët mi kry, nuk kemi guxu as me ngritë kokën. Aty i kemi ni krismat, por nuk kemi ditë as çka po ndodhë, se i kanë nda. Djalin e madh e kam gjetë pas qoshit të shtëpisë të vramë të nesërmen, kurse të dytin e kanë djegë në shpi brenda”, tha Lokaj në Debat Plus të Rtv Dukagjinit.

- Advertisement -

Por me lot në sy thotë se nuk ka asnjë shpresë se djali i tij mundet me qenë gjallë, anipse sipas tij, gjithçka mund të ndodh.

“Burimi ka qenë 17 vjeçar, ai ka shkuar te nipat e mij në Çubrel, pastaj në Propaqan, atje qysh është zhvillu lufta, aty u përzi por na e dimë që ka kalu diqysh prej atyhit dhe ka shkuar në Tiranë. Pastaj nuk e dimë. Nuk kam kurfarë shprese që mundet me qenë dika, kanë kaluar 22 vjet, bon vaki gjithçka ndodh. Dikush më ka thën që ka dalur jashtë. Me pas kanë që 22 vjet gjallë dika bile nashta ish paraqit”, tha Lokaj, derisa iu dridhej zëri teksa fliste.

- Advertisement -

Lokaj tha se në natën kritike kur i hynë në shtëpi serbët, ata udhëhiqeshin nga një njëri i njohur për ta. Ai tha se emri i tij ishte Zhelko Baskoviq.

“Atë natë jemi mbledh të gjithë në një dhomë kemi nejt, kam pasur plotë musafir. Ata na kanë njoftë të gjithëve se na kanë ndalë me emra. Po ai aty që ka udhëheq ka qenë i njohur. Ai na ka njoft neve, është ai që na ka mbledh paret e rrymës”, tha Lokaj.

Çështja e të pagjeturve është diskutuar në dialogun me Serbinë, ndërsa deputetët e Kosovës në seancën e mbajtur kërkuan nga kryeministri Hoti që çështje e të pagjeturve të jetë tema kryesorja në dialogun me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit