1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nëse Serbia suImon Kosovën dardane, a do lëviz me gisht Shqipëria e rames në mbrojtje të Kosovës

Rekomandime

Se, në agjendën historike të Serbisë ekstremiste, ka qenë zhdukja e shqepëtave, është e argumentuar dhe nuk ka nevojë të përsëriten argumentet.

Megjithatë, do ua përkujtoi, Kryeministrit të Shqipërisë dhe jo vetëm atij por edhe politikanëve të tjerë, andej e këndej se, kur ushtria serbe, me 1912, pas largimit të Imperis osmane, hyri në Shqipëri, pas një beteje msakruese te të gjitha shtresave – Iuftëtareve, pleqve, grave, fëmijëve, madje edhe foshnjave, oficerët serb klithnin se, mënyra më efikase e pacifikimit të Shqipërisë është zhdukja absolutë e shqiptarëve. Mos të harrojmë se çka bëri Serbia në Kosovë vetëm me 1912 dhe në vazhdimësi – në kohen e Qubrilloviqit, Rankoviqit dhe ati të fundit, Millosheviqit, bashkëpunëtor te të cilit, përveç tjerësh, ishin edhe kryetari dhe kryeparlamentari aktual të Serbisë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, pas çlirimit të Shqipërisë nga diktatura famëkeqe dhe, më pas, shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, ndodhen të zezat e pafalshme, në shtresat politike andej e këndej. Nuk I harroj fjalët e shokut tim që shkoi – Esat Stavilecit, I cili potenconte se fati I shqiptarëve varet nga ajo se a do të din Shqipëria me mbajt dhe zhvillu shtetin dhe, Kosova me formuar shtetin.

Fjala e moçme thotë: rri shtrembët por fol drejt. Shqipëria as sot e kësaj dite, nuk është në rrugë të mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit dhe, Kosova as që e rrumbullakosi procesin e formimit të shtetit, nga se shtrirja e sovranitetit nuk e mbulon tërë territorin.

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

- Advertisement -

Turp turp!!! Nuk janë as afër marrëdhënieve të cilat premtojnë perspektivë kombëtare. Edhe I verbëti edhe I çmenduri, mund të vëren se, Kryeministri I Shqipërisë, komunikonte dhe kultivonte marrëdhënie vetëm me ish Kryetarin e Kosovës – z. Thaçi. Krejt çka në të kaluarën ndodhi në relacion të shteteve shqiptarë me Serbin, nuk ishin vetëm pasojë e mos njohurive mbi shtetin dhe për shtetin por, po them së paku, simptomë e mungesës së ndërgjegjes kombëtare dhe, për shkak të interesave të ndryshme personale, nënshtrim para armikut historik. Si pasojë e interesave të tilla subjektive, ndodhi edhe kapja e shtetit andej e këndej, zhvillimi I krlmit të organizuar… të cilat e mbyllin rrugën e interesave të popullit dhe të inkuadrimit drejt UE.

Dialogu Kosovë-Serbi

- Advertisement -

E kam shpreh edhe më herët mendimin se, dialogu në fjalë, qoftë për shkak të arsyerave objektive apo subjektive, ka filluar nga bishti dhe, mori kaheje të dëmshme për Kosovën dhe për kombin. Përveç kësaj Kryeministri Rama insiston ti zë maje me njëfarë Minishengen. A do e kupton ndonjë herë se, Serbia është, si asnjë shtet tjetër, e cila ta premton një gjë ndërsa e bën një tjetër. Pse nuk mësoni diçka edhe nga armiku I zi. A nuk shihni se çka bën Serbia për serbët, jo vetëm në Kosovë por, edhe në Bosnje, Mal të Zi. Çka bërën ose bëjnë Shqipëria dhe Kosova, për shqiptarët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e mos të flasim për Qamri.

Juve ia kthyet shpinën edhe diasporës, aspak të vogël, e cila përpiqet pa ndërprerë, për çështjen kombëtare. Kontribuoi për çlirimin e Kosovës, kontribuoi pas tërmetit në Shqipëri dhe, kontribuon pa ndërprerë për shtetet amë apo për komb.

Qeveria aktuale e Kosovës, ndonëse kam frik nga nxitimi, ballafaqohet me lëshimet dhe të metat e shtresave të mëparshme politike – Iuftimin e krlmit të organizuar dhe pasojave nga kapja e shtetit, me dialogun… Reagimet e opozitës së tanishme, nuk premtojnë se do mbushen mend dhe sinqeritet, se do e kuptojnë, një ditë, se çka është shteti, se shteti është I popullit dhe se procesi i pluralizmit nuk e akcepton inatizmin.

Sidoqoftë, për herë të parë, në dialog, Qeveria e Kosovës, i dha me kuptuar edhe Serbisë edhe UE se, dialogu mund të zhvillohet por, vetëm si dialog ndërshtetëror. Përpiqet të korrigjon të kaluarën se historia nuk e shënon që një dialog I tillë të filloi dhe të zhvillohet nën presion të shtetit agresor, të shtetit ekzekutor të kr;meve gjenocidiale.

Tani, Serbia, fillon të ndryshon kahjet. SuImin kundër Kosovës, kundër shqiptarëve e mban në agjendë. Ajo çka ndodhi në bisedimet e fundit në Bruksel, bëri që Serbia shprehu dhe shprehë kërcënime edhe në formë publike dhe, duhet ta dijë çdo shqiptar dhe, jo vetëm shtresat politike se, rasti I par që i jepet, Serbia do e shfrytëzon që të suImon Kosovën dhe shqiptarizmin. Kuptohet, Kosova llogarit në ndihmën e SHBA-s dhe perëndimit por, nuk duhet harruar se, nëse perëndimi është aleat I Kosovës, Serbia e ka jo vetëm mbështetës Rusin por, atë e ka Babë e nënë dhe, përpiqet të gjej momentin e duhur për agresion.

Mu për këtë arsye, nga se Serbisë nuk i besohet, shtresa aktuale politike, mendoj se duhet të insistoi, të kontaktoi përfaqësuesit e KFOR-it dhe jo vetëm, dhe të diskutohet çështja e sigurisë, çështja e sovranitetit, çështja e përzierjes së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës….

Bazuar në marrëdhëniet aktuale në mes shteteve shqiptare, me shkas e shtrova pyetjen se, në se Serbia e suImon Kosovën, a kishte me lëviz me gisht të vogël Kryeministri Rama, në mënyrë që Shqipëria të ndihmon Kosovën?!! Shtrohet kjo pyetje nga se, në të kaluarën, Qeveria e Shqipërisë, nën udhëheqjen e Rames, nuk e ka ndërmarr, qoftë edhe një lëvizje politike, në favor të Kosovës madje, as në favor të kombit shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit