1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nesër bëhet varrimi i Egzon Kryeziut, që vdiq sot, nëntë muaj pas aksidentit të rëndë

Rekomandime

Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas një aksidenti të rëndë, shkruan Reporteri.net.

Egzoni nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori gjatë një aksidenti të rëndë që pësoi nëntë muaj më parë, shkruan Reporteri.net.

Vetëm pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta ndihmojnë financiarisht për shërimin e djalit të tij. Në Turqi Egzoni u ishte nënshtruar gjashtë ndërhyrjeve kirurgjike, të cilat kishin kushtuar rreth 230 mijë euro.

- Advertisement -

Pavarësisht se për shërimin e tij u sigurua shuma e nevojshme financiare, Egzoni nuk mbijetoi dot.

Babai i tij Ramë Kryeziu ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në namazin e drekës, në varrezat e Dragodanit, në Prishtinë.


Kujtojmë se, Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksidenti, i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit