Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për punime në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, e cila do të mbyllet nga ora 07:30-14:00 për qarkullim.
“Prej orës 07:30 deri në orën 14:00 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, thuhet në njoftimin e kryetarit Ahmeti.
Ahmeti ka rekomanduar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative për qarkullim përgjatë kësaj periudhe.