Grup të rinjve ferizajas kanë krijuar grupin Network FERIZAJ, i cili tashmë është shndërruar adresa qendrore rreth gati se çdo çështje që ka të bëjë me Ferizajn dhe ferizajasit.
Ky grup u jep hapësirë publikut të parashtrojnë pyetje rreth çfaredo shqetësimi, problemi, nevoje, kërkesa që ata kanë.
Nëse nuk munde te gjeni një vend apo ju duhet ndonjë informacion urgjent mund te bëni postimin dhe kushdo qe ka informacionin mbi atë qe ju keni nevoje do te mundohen anëtaret e grupit te ju ndihmojnë thuhet në përshkrimin e këtij grupi.
Agon Jakupi administrator nga ky grup i ka thënë TV Lira Ferizaj se grupi është pritur shumë mirë nga qytetarët.
Sipas Jakupit tek ky grup adresohen më së shpeshti probleme ditore, e pastaj mbështetje për raste me nevoja urgjente qoftë të ushqimit por edhe në rastet e sëmundjeve.
Grupi është mbi politik dhe jo religjioz. Përpiqet të përfshijë të gjitha fushat. Grupi ka arritur të fitoj besueshmërinë e publikut. Veçori e këtij grupi është se shumica e administratorëve janë femra.
Grupi ka mbi mijë anëtar e përveç aktiviteteve të deri tanishme, synimi është promovimi i vlerave të qytetit tonë gjithandej. /zeropese/