3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

New York Posti: Si po përpiqet Kadri Veseli t’i fitojë zgjedhjet me fotografinë e Trump

Rekomandime

Fotografia e Kadri Veselit me presidentin amerikan Donald Trump e cila po përdoret nga kreu i PDK-së në kohë të fushatës, ka marrë vëmendjen e gazetës ‘New York Post’ e cila së fundmi ka shkruar një artikull me titullin “Politikani i Kosovës publikon fotografinë me Trumpin, në përpjekje për të fituar zgjedhjet”.

Kadri Veseli, një kandidat për kryeministër në shtetin e vogël të Ballkanit, Kosovën, bëri një foto me Trump në një ngjarje në Washington në vitin 2017-të, derisa tash ai po e përdor këtë imazh në qytetin e Prishtinës, me shpresë se do ta ndihmojë në zgjedhje.

- Advertisement -

“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që vazhdoj të promovoj një partneritet të fortë dhe publik me SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë,” tha Veseli në një prononcim për The Post.

Një tabelë e madhe me fotografinë që është gati tre vite e vjetër, u vendos pastaj në disa vende, në kohë të fushatës. E njëjta fotografi u shpërnda edhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Veseli u takua me presidentin amerikan në vitin 2017-të, në Washington, derisa, tha se pas kësaj ngjarje Trump menjëherë u njoftua me problemin e Kosovës dhe rajonit në tërësi, tha Veseli.

- Advertisement -

Kosova – e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 – njihet si shtet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, por Serbia dhe pesë vende të Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta pranojnë atë.

“Njerëzit e Kosovës e kuptojnë se një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet më e fortë,” tha Veseli.

- Advertisement -

Veseli, i cili në mandatin e fundit ishte kryetar i parlamentit të Kosovës dhe drejtues i PDK-së, është duke e quajtur veten si tifozi më i madh i Trump në kohë të fushatës.

Fotografia e Kadri Veselit me Donald Trump që po përdoret në fushatë

“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë të përbashkëta me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit,” tha Veseli të dielën në qytetin e Lipjanit.

Veseli është gjithashtu një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së dhe ishte shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës.

New York Post ndërkaq shkruan se kundërshtarja kryesore e Veselit është Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së, e cila është gruaja e parë që kandidon për kryeministër në Kosovë.

E njejta gjithashtu është e lidhur me SHBA-në pasi që është e diplomuar në Universitetin e Pittsburgh School of Law.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen me gjashtë tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit