1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga 24 rastet e sotme, 14 vijnë nga një komunë e vetme

Rekomandime

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

- Advertisement -

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë)  dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj”, njofton IKSHPK.

IKSHPK edhe më tutje u bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë mbajtjen e distancës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit