17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Nga e hëna nuk mund të hyni në kafene nëse s’jeni vaksinuar, jashtë po

Rekomandime

Ministri Arben Vitia ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori. Sipas masave të reja, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse s’jeni të vaksinuar, por jo brenda.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur lidhur me masat e reja anti-COVID.

Vitia ka thënë se masat e marra disa javë më parë janë treguar jetike në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se krahas disa masave që nuk ndryshojnë, është vendosur që duke filluar nga 27 shtatori, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse s’jeni të vaksinuar, por jo brenda.

- Advertisement -

“Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë”, tha Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit