-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nga Kina vjen iIaçi i ri që zgjat jetën

Rekomandime

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës.

- Advertisement -

Përbërja kimike e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur. Rezultatet e studimit u publikuan në “Nature Metabolism”.

Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe përmirësim të mëlçisë së dhjamosur.

Pas një muaji trajtim me “aldometanib”, minjtë përmirësuan formën e tyre fizike, duke humbur masën dhjamore dhe pas një viti ata ishin më rezistentë në ecje dhe kishin forcë më të madhe shtrëngimi.

- Advertisement -

“Aldometanib” funksionon duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë, e quajtur AMPK dhe që është e pranishme në çdo qelizë eukariote dhe aktivizohet natyrshëm kur furnizimet me glukozë janë të ulëta. Ilaçi parandalon që një derivat metabolik i glukozës të lidhet me aldolazën një enzimë që zbërthen sheqernat për energji. “Aldolaze është si një palë gërshërë,” shpjegon Sheng-Cai Lin, një nga autorët: “Kur nuk gjen ind për të prerë, aktivizon AMPK”.

Krahasuar me metforminën tashmë ekzistuese, një ilaç që aktivizon enzimën AMPK dhe përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, aldometanib funksionon më mirë në uljen e niveleve të glukozës. Ilaçi i ri kinez është se mund të veprojë gjithashtu në muskujt skeletorë, inde që kontribuojnë ndjeshëm në masën trupore dhe reduktojnë nivelet e glukozës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit