2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nga parajsa në ferr, fati i trishtë i kundërshtarëve të Albin Kurtit

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Janë tri figura kryesore të cilat e kanë kundërshtuar Albin Kurtin deri sot dhe ai iu është kundërpërgjigjur. Fati i tyre është i mjerë.

Dikur Baton Haxhiu pyetej në këtë vend. Fjala e tij kishte peshë të madhe. Drejtonte edhe televizonin më të madh në vend, e kishte thuajse krejt audiencën për vete në emisionet e tij. Gjithcka shkonte vaj deri në momentin kur vërtetë e bëri nervoz Albin Kurtin. Mjaftoi një akuzë e Kurtit drejtuar Haxhiut: “Ai është njeri i Stanishiqit” dhe Batoni e mori teposhtëzën.

Emisionet e tij humbën audiencën më të madhe, përderisa relevanca dhe ndikimi i tij në shoqërinë kosoavre ra përtoke. Nuk shkoi shumë dhe humbi gjithcka në televizionin që e kishte themeluar vet.

- Advertisement -

Batoni sot jeton dhe vepron në Shqipëri, duke u capitur të kthehet në tregun medial të Kosovës, pa ndonjë sukses të madh.

Figura e dytë është ajo e Hashim Thacit. “Ju jeni Vetëfundosje”, ishte parulla e famshme e Thacit kur VV nisi garimin në zgjedhje. Në fund Vetëfundosja ndodhi, por jo e Kurtit. Nga njeriu më i pushtëtshëm në Kosovën e pasluftës, Thaci përfundoi në Hagë, në një gjykatë, krijimin e së cilës e kishte sponzorizuar vet me të madhe.

- Advertisement -

Madje, Kurti ishte munduar me cdokusht që ai të mos e bënte këtë, por ai ishte i vendosur në atë drejtim.

Figura e tretë është ajo e Agim Veliut. As “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, nuk mund ta portretizojë atë që i ndodhi Veliut brenda 1 viti. Nga njëriu numër dy në LDK e ndodhta edhe në Kosovë, ai tshmë po mbetet pa asnjë lloj pushtetit.

“Duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, kishte thënë Veliu në sinkron me ish presidentin e atëhershëm, Hashim Thacin. Kurti e kishte shkarkuar nga pozita e ministrit. Veliu dhe partia e tij u mobilizuan për ta shkarkuar Kurtin. Ajo që ngjau më pas nuk do fort koment.

Ndodhën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, ku VV dhe Albin Kurti e dërmuan LDK-në dhe Agim Veliun, një bastion i tij që nga paslufta. Nuk mjaftoi me kaq. Ndodhën zgjedhjet nacionale dhe VV e dërmoi LDK-në sërish në nivel nacional. Kjo nënkuptonte që Veliu do të mbetej pa pozitën e ministrit.

Si konsekuencë e rezultatit zgjedhor Isa Mustafa dha dorëheqje. Kjo nënkuptonte kryetar dhe kryesi të re. Veliu e humbi edhe një pozitë, atë të nënkryetarit dhe të anëtarit të kryesisë. Pra, thjeshtë nga gjithcka në asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit