-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga Qeveria shqiptare ishin tallur me paralajmërimet për tërmet, a do të japë dikush përgjegjësi?

Rekomandime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, qysh në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues të godiste Shqipërinë.

Këtë letër, Ilir Meta, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë seizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

- Advertisement -

Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.

- Advertisement -

Megjithatë atë kohë mediat pro- Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit të Shqipërisë, mbase edhe për shkak të raporteve të ftohura si pasojë e përplasjeve në mes të Partisë Socialiste dhe LSI-së e cila ishte bërë një me PD-në e Lulzim Bashës.

Gazeta “Shqiptarja”, kishte nxjerrë letrën për publikun duke e cilësuar si një gafë dhe çmenduri të Ilir Metës.

- Advertisement -

“Gafa e rëndë, çmendet Meta, lëshon alarmin, tërmet apokaliptik në Shqipëri”, ishte titulli i kësaj gazete.

Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘twitter’, vetëm dy ditë pas.

Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.

Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.

Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve.

Mbi 700 persona ndërkohë kanë kërkuar ndihmë në qendra emergjente e shumë të tjerë kanë mbetur pa strehë. Disa shteti po i strehon nëpër hotele, ndërsa një numër shumë i madh ia kanë mësyrë Kosovës pas thirrjeve të shqiptarëve nga Kosova për ofrimin e strehimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit