2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga shtatë fjalë, kandidati për doktoratë, Flakron Shala, një e shkruan mirë në koment

Rekomandime

Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, është përkujdesur që në postimin e fundit në Facebook të mos lëshojë shumë gabime drejtshkrimore, por niveli i standardit të tij gjuhësor në komente lë shumë për të dëshiruar.

Duke iu përgjigjur një miku në rrjete sociale rreth një klubi kosovar të futbollit, i shkolluari jashtë vendit shkruan një fjali që nuk ngjan të jetë shkruar nga një konsull.

- Advertisement -

Më saktësisht, është fjala për këtë grup shkronjash të çakorduara: “haha kini pun me Malisheven nlig dyt”.

Pra, nga shtatë fjalë, i riu Shala vetëm njërën prej tyre e ka shkruar pa gabime, më saktësisht parafjalën “me”. Të gjashtë fjalët tjera janë me gabime drejtshkrimore.

- Advertisement -

Të shkojmë me radhë:

1. Tingullimitimi “ha-ha” ose “ha-ha-ha” shkruhet me vizë mes rrokjeve të përsëritura.

- Advertisement -

2. Foljen “keni” e ka shkruar sipas përdorimit krahinor, “kini”.

3. Emrin “punë” e ka shkruar pa “ë”, “pun”.

4. Emri “Malishevë” në rasën kallëzore shkruhet me “ë” e jo me “e” në fund. Pra, duhet të shkruhet “me Malishevën” e jo “me Malisheven”.

5. Emrin “ligë” dhe parafjalën “në”, i arsimuari i arrirë i ka bërë bashkë pa apostrof.

6. Numërorin rendor “i/e dytë (të dytë)” e ka shkruar pa nyjën e përparme, “të” dhe pa “ë” fundore, “nlig dyt”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit