3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nga zyrat e lira në Hotel Grand, lëshohet sinjali për TV-në dhe Radion e djemve të Shefqet Krasniqit

Rekomandime

Radio “Ilira” dhe TV “Ilira” janë sistemuar me zyra në qendër të Prishtinë, në objektin e Hotelit Grand. Këto dy mediume, që janë nën pronësinë e djemve të imamit Shefqet Krasniqi, tashmë kanë marrë lejen për transmetim edhe nga KPM.

- Advertisement -

Nga zyrat në objektin e Hotelit Grand do të transmetohen tek qytetarët e Kosovës zëri i një radio dhe pamjet e një televizioni.

Për këtë janë kujdesur djemtë e imamit Shefqet Krasniqi. Ata tashmë kanë marrë licencë edhe nga KPM për hapjen e një TV dhe Radio.

Nga Komisioni i Pavarur i Mediave kanë treguar për Gazetën Online Reporteri.net se radio “Ilira” dhe TV “Ilira” janë licencuar në kuadër të kompanisë “Connection Media sh.p.k” .

- Advertisement -

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se subjekti në fjalë “Connection Media sh.p.k” ka licencë në KPM dhe është pronar i radio “Ilira” dhe TV “Ilira”, ka thënë Arsim Dreshaj, zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun në KPM.

Ajo që mbetet të shihet është nëse televizioni dhe radio do të jenë me përmbajtje gjenerale, apo përmbajtja e tyre do të jetë me karakter fetar.

- Advertisement -

Gazeta Online Reporteri.net, javë më parë pati raportuar, se si bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dy ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit, ua ka dhënë me qira 3 zyre në objektin e Hotelit Grand, djemve të imamit, Shefqet Krasniqi.

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen sot ku diskutoi dhe mori vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Bordi gjithashtu aprovoi propozim për miratim të qiradhënieve direkte për qiramarrësin “Connection Media” sh.p.k për tre 3 zyre në Hotel Grand”, thuhet në njoftimin Bordit të AKP-së të datës 31 Mars 2022.

Gazeta Online Reporteri.net ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit sqarime lidhur me dhënien me qera të këtyre zyrave në Grand, për çmimin që do të paguhet, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Sipas të dhënave në ARBK, kompania “Connection Media” është regjistruar në emrin e djalit të madh të imamit, Shefqet Krasniqi, Muhamed Krasniqi.

Ndonëse i njëjti figuron 100% aksionar i kompanisë, tek e-maili kontaktues i biznesit, në ARBK, figuron e-maili i vëllai të tij, Mervan Krasniqit.

“Connection Media” është një biznes që është hapur në gjysmën e vitit të kaluar dhe për aktivitet ka transmetimin e programeve televizive.

Gazeta Online Reporteri.net kishte provuar ta kontaktojë Muhamed Krasniqin, në numrin e telefonit që e ka lënë në ARBK, por ai nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës.

Krasniqi e ka hapur këtë biznes në vitin e kaluar, dhe e ka regjistruar në muajin korrik, derisa i ka të deklaruar vetëm 2 punëtorë. Kapitali i biznesit figuron 5000 Euro.

Aktivitet primar i këtij biznesi është “Aktivitetet e transmetimit të programeve televizive”, ndërsa aktivitet sekondar e ka “Aktivitetet e telekomunikimit kabllor”, të “Web portaleve” dhe aktiviteteve tjera.

Hotel Grand, në qendër të Prishtinës, në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga biznesmeni Zylqif Berisha, pronar i kompanisë NTP “Unio Commerce”.

Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, më AKP kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së. Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet dhe tashmë disa zyrë janë të lëshuara më qira.

Nga ana tjetër, në mars të vitit 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte liruar nga akuzat për vepra penale të terrorizmit dhe shmangie nga tatimi, ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Krasniqi akuzohej për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit