Kjo ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja jonë e famshme, Adelina Ismaili, e cila e ka përgëzuar politikanen mitrovicase, transmeton Gazeta Metro.
Në fakt, ajo edhe më parë botërisht e ka mbështet 37-vjeçaren në kohë kur u përfol emri i saj si kandidate e LDK-së.
“Kjo është LDK-ja jonë! Urime!!! V për fitore. V për Vjosën”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë personale në Facebook.
Duhet pritur edhe reagimin e yjeve tjera të estradës kosovare rreth lajmit të nominimit.
Ndryshe, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 Tetor të këtij viti.