2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ngjela: Tani e qartë nga politika gjermane se marrëveshja për ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Thaçi dhe Mogherini

Rekomandime

Nga Spartak Ngjela
Tani ka dalë e qartë nga politika gjermane se, marrëveshja për çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

- Advertisement -

l. Gjithkush që e njeh politikën italiane e di se e majta e komunistëve italiane ka qenë gjithmonë aleate e Serbisë. Edhe Masimo Dalema, kryeministër italian i vitit 1999, gjatë bombardimeve të Serbisë, ishte më rezistenti kundrejt Bill Klintonit në angazhimin e NATO-s; por Klintoni e theu me dhunë. Më pas, Dalema ktheu, dhe kërkonte ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë, por Kintoni nuk e pyeti më fare.
Një e tillë ishte edhe Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste italiane. Prandaj qenia e saj si përfaqësuese e negociatave Kosovë-Serbi, i krijoi shumë dëme çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç kësaj, sigurisht që gjithçka për ndërrimin e territoreve ka ardhur edhe nga prezenca e Hashim Thaçit, i cili, pikërisht për këtë fakt, do ta ketë shumë të vështirë të ardhmen e tij.
E gjithë kjo vërtitje e vjetër, e rrotulluar nëpër rrathët serbë të Esat Pashës, tani ka dështuar, por duhet të kujtohemi se, në këta rrathë, u vërtit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse edhe ky u shpreh disa herë për ndërrimin e territoreve, dhe kjo të bën të mendohesh thellë. Por, kryeministri
shqiptar është mirë të bëjë apologjinë e tij, dhe jo bishtnimin në përgjigje.

ll. Ai që e njeh mirë historinë e Shqipërisë e di mirë se i gjithë synimi serbo-grek ka qenë, jo te bllokimi i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por te shpërbërja e Shqipërisë.
Të gjithë pushtuesit e territoreve shqiptarë e kanë ditur dhe e dinë, që, nëse nuk shpërbëhet Shqipëria, ata janë të munduar.

- Advertisement -

Pikërisht këtu del kjo pyetje: çfarë do t’i sillte Shqipërisë ndërrimi i territoreve, duke i dhënë Kosova Serbisë Mitrovicën?

Po, tani është e kuptueshme: menjëherë do të lindte sërish apetiti grek për atë që i thonë Vorio Epir, dhe siç duket, shenjat janë se mund të kenë pasur segmente këtu, në politikën e lartë dhe nëpër kishat ortodokse greke në Shqipëri. Duhet ta dimë se, këto kisha ortodokse sot këtu, janë dhurata të Berishës kundër veprës së Fan Nolit – ortodoksia shqiptare sot nuk e ka kishën e vet në Shqipëri, kjo aktualja është kishë greke, më saktë: agjenturë greke.

- Advertisement -

Megjithatë, po ta shohësh me vëmendje si kronologji, pikërisht këtu doli në skenë drejtpërsëdrejti kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila me një ndërhyrje tipike të forcës gjermane në politikë, tha botërisht: nuk mund të këtë ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo hap një precedent lufte në Ballkan e më gjerë.

lll. Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i Territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë, dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar.

E gjithl kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audience, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës.

Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantësh janë. Turp për ta! se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Dëgjohini edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiptare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë, dhe, veçanërisht, kundër Gergj Kastriot Skënderbeut.

Politika serbe e ka një tmerr historik Skënderbeun, dhe tani, me të paguarit e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, hidhen kundër figurës së tij.

Shqiptarët qeshin me përbuzje.

Por ka edhe një figurë parabolike që iu përshtatet në këtë rast: qentë kanë mijëra e mijëra vjet që i lehin hënës, kurse ajo shkëlqen me feksje dhe qesh me ta, gjithmonë në udhën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit