16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ngjela tregon skenarin si do të arrestonet dhe ekstradohet Berisha në Amerikë

Rekomandime

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përjashtuar ish-kryeministrin nga partia, pasi ky i fundit u shpall “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me familjen e tij.

- Advertisement -

Sipas avokatit Ngjela, Basha është tronditur nga akuzat e paraqitura nga ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Phillip Reeker, ndaj Berishës.

“Bashës, amerikanët ia kanë paraqitur të gjitha akuzat kundër Saliut. Dhe Basha i tronditur, në prani edhe të deputetëve të tjerë, është tronditur thellë. Provat i ka paraqitur Phillip Reeker, direkt nga Uashingtoni”, ka deklaruar Ngjela, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se situata u neutralizua nga Basha dhe se Berisha do të humb peshën në opinionin publik.

- Advertisement -

Ngjela parashikon që Berisha do të arrestohet dhe ekstradohet në Uashginton.

“Në lidhje me këtë mendoj se është kjo rrugë: Përjashtimi i Saliut nga grupi parlamentar. Neutralizimi i situatës nga Basha. Humbja e peshës së Saliut në opinionin publik. Dhe, arrestimi i tij… ose ekstradimi i tij në Uashington, se provat flasin për një veprimtari të egër kundër Amerikës…”, ka thënë Spartak Ngjela.

- Advertisement -

Në arsyetimin e tij për përjashtimin e Berishës, Basha ka thënë se partneriteti me ShBA-në është i pacenueshëm dhe do të mbetet i tillë në interes të partisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së”, ka thënë Basha.

Ndërsa, ish-kryeministri Berisha ka thënë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e tij nga grupi parlamentar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit