19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Albin Kurti insiston: Do t’i hapim arkivat e UÇK-së

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së.

- Advertisement -

Teksa ka folur për këtë, Kurti i pyetur nga Ekonomia Online, tha se me hapjen e arkivave, do të ndihmohej të gjendeshin të pagjeturit.

Ai insiston se duhet të hapen edhe arkivat në Beograd sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë Iuftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse v.rasjet e varrosjet e ma*akrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb, por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

- Advertisement -

Shefi i Qeverisë ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i Iuftës, Kosova ka qenë nën administrimit e ndërkombëtarëve, raporton EO.

“Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër Iuftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

- Advertisement -

Sipas tij, për hapjen e arkivave duhet të flitet edhe në forume ndërkombëtare.

“Pikënisja jonë si Qeveri nuk është imagjinata jonë mbi gatishmërinë e Serbisë por mbrojtja e interesit tonë dhe vullneti për të drejtën dhe drejtësinë. Në çdo forum ndërkombëtar, kryefjalë duhet ta kemi hapjen e arkivave atje”, tha Kurti.

Këto komente kreu i Qeverisë i bëri pasi morri pjesë në edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Fondacionin Friedrich-Ebert, raporton EO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit