5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ngriti flamurin kombëtar, Gjykata në Serbi fton Mustafën

Rekomandime

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka njoftuar të premten se ka pranuar një ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur, për “shkelje të përdorimit të stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë”, pasi kishte vendosur më 28 nëntor të vitit të shkuar flamurin kombëtar në selinë e Këshillit që ai udhëheq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se kjo padi është e motivuar politikisht.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ftesa shfaqet “pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve”.

“Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se me ligjin për të cilin ai pretendohet të ketë shkelur, dënimi është nga 50 mijë deri 500 mijë dinarë.

- Advertisement -

“Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët! Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë! Prandaj ligji do të ndryshojë, jo flamuri!” ka përfunduar Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit