2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ngritja e çmimeve nuk ndalet, shtrenjtohen mantiat dhe fliat

Rekomandime

Ushqimet tradicionale tanimë po kushtojnë më shtrenjtë, gastronomët thonë se janë të detyruar t’i rrisin çmimet.

Të sapo dala nga furra, janë gati për t’u shërbyer.

- Advertisement -

Mirëpo këto ushqime tradicionale në dyqan tash shiten me çmim më të lartë se më parë.

Varësisht nga lloji, edhe çmimet ndryshojnë në çmimoren e këtij dyqani.

Një copë manti tash po kushton 25 cent.

- Advertisement -

E për sa u përket flijave, pronarja e dyqanit Hylë Hakaj Pllana tregon se sa janë shtrenjtuar.

72 vjeçarja, e cila qe 20 vite merret me gatimin e ushqimeve tradicionale, thotë se asnjëherë nuk ka përjetuar një ngritje të çmimeve si tash.

- Advertisement -

E Hakaj Pllana thotë se u detyrua që edhe ajo t’i shtrenjtojë ushqimet.

Edhe ushqimet tjera që konsumohen më së shpeshti nga qytetarët kanë pësuar ngritje të çmimit.

Tash klientët po paguajnë më shumë për të ngrënë suxhuk, qebapa dhe qofte.

Këto çmime i arsyeton Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve.

Zuka thotë se kur produktet esenciale kushtojnë shtrenjtë, është e pamundur që gastronomia t’i rezistojë tregut.

Në dy muajt e fundit, në Kosovë pothuajse të gjitha produktet tjera esenciale janë shtrenjtuar.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit