1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nis peticioni për shkarkimin e Zafir Berishës nga Koordinatori për siguri kibernetike: Po rrezikohet siguria nacionale

Rekomandime

Një peticion është nisur në internet ku kërkohet shkarkimi i Zafir Berishës nga posti i Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike.

- Advertisement -

Këtë peticion e ka nisur Dardan Beqiri, e që është për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Parlamentin e Kosovës.

Peticioni ka marrë afër 200 nënshkrime deri tash.

Peticioni është në këtë link.

- Advertisement -

Beqiri thotë që si njohës i sigurisë kibernetike e qytetar i Kosovës bën thirrje për shkarkimin e Berishës, për të cilin thotë se nuk mund ti besohet veçse është 1.83 cm i gjatë dhe se brenda pak orësh iu hakua profili në Facebook.

“Si njohës i qeshtjeve të sigurisë Kibernetike dhe si qytetar i Republikes së Kosoves ju kerkoj të ju bashkangjiteni këtij Peticioni per Shkarkimin e z. Zafir Berisha nga pozita Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike.

- Advertisement -

Emerimi i z. Berisha ne këtë pozitë paraqet rrezik Nacional për sigurinë tonë.

Si mund ti besojmë sigurinë e të dhënave tona dikujt që në diten kur e merr poziten Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike i Hakohet llogara në Facebook, per aq kohë sa aj nuk mund ti mbrojë të dhënat e veta, si mund të Koordioj mbrojtjen e të dhënave të Shtetit të Kosoves (ndoshta sepse është 1.83 i gjatë!!?)”, ka shkruar Beqiri.

Ndërsa ka thënë që Siguria Kibernetike nuk përmban elemente politike.

“Qasja në informata është arma me e fortë që mund të keshë sot, andaj në menyrë që të jemi të sigurtë duhet emruar Ekspert të fushes në pozita kaq të ndjeshme.

Populli ynë meriton ta dij sakt ku qëndron rreziku; Menagjimi i Sigurisë Kibernetike Nacionale është njëra prej detyrave me pergjegjësinë më të lartë.

Që të kuptohet qartë problemi: Mbrojtja e dobët Kibernetike mundëson qasje në dokumenta të ndjeshme qoftë Shtetërore qoftë private (Mos u habit nese neser krejt fotografite tua private i sheh ne Facebook ose Nese te vjen me pagu kestin e Kredise pa marr kurr kredi ose ose nese dikush ne Indi e ka ble nje Laptop me Karten tane te Kreditit, edhe shembulli ma i ran: dikush ta ka vjedh identitetin e tu u paraqit si ti ka ba krim… nga mas gjykatave tani!!!).

Pozita e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike duhët ti besohet dikujt që e din qe perveq instalimit të Antivirusit dhe Upate të zakonshme duhët edhe qindra e mijra parametra të plotësohen e precizohën. Gjatësija e përsonit në fjalë flet më shumë për arrogancen e tij karrshi pozites sesa per ndonje karakteristikë interesante.

Bota është e mbushur me djem e vajza Kosovar/e që janë ekspert të fushes dhe kanë njohuri të thella ne aspektet e Sigurisë Kibernetike, andaj me anë të këtij Peticioni kërkojmë nga Parlamenti i Republikës së Kosoves dhe Qeveria e Republikes së Kosoves perkatësisht nga Kryeministri Avdullah Hoti: Shkarkimin e menjeherëshem të z. Zafir Berisha nga pozita e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike, njëkohësisht kërkojmë që për pozita të tilla të Sigurisë Nacionale të emerohën Ekspert të fushave të cilet kanë Eksperiencë mbi 15 Vite në fushën përkatëse”, thuhet në peticion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit