6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nis takimi Hoti-Macron

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë, ka udhëtuar drejt Parisit për takimin, që sot do të ketë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi Hoti-Macron, ka nisur në orën 11:30 në Pallatin presidencial të Elizesë.

- Advertisement -

“Kryeministri Hoti bashkë me presidentin Macron, do të nisin takimin në orën 11: 30. Pas këtij takimi, Zyra e kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka thënë ai.

Ky takim midis Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprin Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.

Ndërkohë pas kësaj video-konference me Merkelin dhe Macronin, Hoti do të udhëtojë drejt Brukselit më 12 korrik për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

- Advertisement -

“Në takim do të rinisin diskutimet për të punuar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjore e obligative për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u marrë me të gjitha çështjet e pazgjidhura”, thuhet në njoftimin e Brukselit.

Kjo iniciativë e ngjeshur e Brukselit vjen pas dështimit të takimit të Washingtonit, i cili ishte iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

- Advertisement -

Tashmë nga Washingtoni pritet të caktohet një datë e re e takimeve, derisa në Kosovë me gjasë do të ketë një rikompozim institucional, pasi që presidenti i vendit nuk do të mund të udhëtojë drejt SHBA-së, pas bërjes publike të propozim-aktakuzës së Speciales.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit