Gjatë kohës sa po mbahet Forumi i Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po zhvillohet një takim trepalësh në mes tre presidentëve, Macron, Thaçi dhe Vuçiq.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e Presidentit Thaçi.
“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, në orën 12:45 ka nisur një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.
Ndryshe, Macron ka mbajtur edhe takime ndaras me presidentin kosovar Thaçi dhe atë serb Vuçiq.