13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Punësimet e Enver Hoxhajt në diplomaci, që nga mbesa e deri te shoferi i tij

Rekomandime

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duket se ka rehatuar goxha familjarë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Sipas asaj që ka raportuar RTV Dukagjini, Hoxhaj, i cili ka qenë edhe ministër Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka punësuar mbesën, depoistin e shoferin e tij.

- Advertisement -

“Leurata Berisha – Mbesa e Enver Hoxhajt;
Mirjeta Behluli – Sekretare e Enver Hoxhajt;
Enver Buqaj – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;
Lulzim Pllana – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;

Ilir Berisha – Shofer i Enver Hoxhajt;
Xhelal Gega – Depoist në MPJ, i graduar nga Enver Hoxhaj”, janë personat që sipas publikimit të këtij televizioni, ka punësuar Hoxhaj.

RTV Dukagjini ka publikuar një listë me emrat e disa prej personave që punojnë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

- Advertisement -

Në to shihet se të gjithë të punësuarit diplomatë janë familjarë të PDK-së dhe LDK-së.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkarkuar katër konsuj në mesin e tyre edhe Flakron Shalën, djalin e deputetit Shala.

- Advertisement -

Të mërkurën, Presidenca ka njoftuar se u.d. e presidentes, Vjosa Osmani i ka shfuqizuar katër dekretet për emërimin e konsujve të përgjithshëm të Kosovës në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit