4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nisë gallata me Agim Veliun: E ka vetë stërgjyshi, katragjyshin çka do t’bahet me neve, ai i pat thanë hajt se bahet mirë

Rekomandime

Një video e edituar e Agim Veliut ku tregon një mesele me gjyshin dhe me fëmijët e tij, po qarkullon shumë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Metro.

Takimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes për formimin e një koalicioni, tashmë janë shndrruar në komedi.

Shumë publikime, fotografi dhe video janë bërë lidhur me këto bisedime.

- Advertisement -

Së fundi një video e Agim Veliut është edituar, ku fillimisht ai pyetet se çfarë është duke ndodhur kinse rreth koalicionit, ndërsa ai përgjigjet duke treguar mesele me gjyshin dhe familjarët.

“Stërgjyshi jem e kish pas vet baben e vet, katragjyshin, bab ça don me u ba me neve, hajt bab mos ta nin se mir ka mu bo. Masnej babgjyshi jem e kish vet katragjyshin, tha bab ça do mu ba me neve, hajt djali jem se mir ka mu bo. Tashi un e pata vet baben tem, bab ça do me u ba me neve krejt llug, hajt bre djali jem se ka mu bo mirë. Kur qetash një ditë po me pyet djali mu, tha babë ça po bahet kështu qa do mu bo me neve, gajle mos ki se ka mu bo mirë djali jem”, dëgjohet duke thënë Agim Veliu në këtë video të edituar.

Më poshtë mund ta shihni këtë video të edituar apo montuar të Agim Veliut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit