1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një familje nga Peja e kaloi natën nën qiell të hapur para Komunës, zgjidhje i bën një qytetar

Rekomandime

Në një dyshek të shtruar para hyrjes së Administratës Komunale të Pejës kanë qëndruar natën e kaluar katër anëtarët e familjes Alidemaj.

- Advertisement -

Çifti Alidemaj me dy fëmijët e tyre mbetën në rrugë, në pamundësi që të paguajnë shpenzimet e banimit në shtëpinë private ku qëndruan me qira.

Siç tregon Kujtim Alidemaj, pronari i shtëpisë i ka nxjerrë nga aty me arsyetimin se do ta shesë shtëpinë, e pasi nuk kishin se ku të qëndronin, u drejtuan për zgjidhje tek Komuna, raporton KOHA.

Por as të martën e as të mërkurën askush nga Komuna nuk është interesuar për këtë familje, e as kryetari Muhaxheri, të cilin Alidemaj thotë se e njeh nga fëmijëria.

- Advertisement -

Për fatin e kësaj familjeje KOHA ka tentuar ta kontaktojë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, por ai nuk ka pranuar të flasë, sikurse që nuk pranoi të flasë as nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani.

Për dallim nga drejtuesit e Komunës, me këtë familje të mërkurën u morën zyrtarë të Stacionit Policor të Pejës, që kontaktuan Qendrën për Punë Sociale, punëtorët e së cilës ndërkohë edhe u takuan me familjen për të shqyrtuar rastin e tyre.

- Advertisement -

Derisa institucionet mbetën duke e shqyrtuar rastin e familjes, zgjidhja erdhi nga një qytetar i Pejës që, siç tha kryefamiljari Alidemaj, i ka treguar se do t’ua sigurojë strehimin falas, derisa kërkesa e tij ishte që të mos i bëhej publik identiteti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit