Nora Istrefi duket se ka ndërruar përkrahjen e saj për këto zgjedhje të parakohshme.
Këngëtarja Nora Istrefi ka postuar një fotografi me këngëtaren Eliza Hoxha, duke shkruar edhe numrat e partisë së saj dhe numrin e saj si kandidate për deputete me PDK.
E kjo nuk është hera e parë që Nora ka shprehur simpatinë e saj për PDK-në, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, Nora pak javë më parë ka befasuar me një fotografi që ka postuar, ku shihej në një darkë me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahirin.
E përveç Norës, edhe Roberti ka postuar foton e Tahirit, duke treguar se po e përkrahë në këto zgjedhje.
Pas këtyre postimeve, nuk po dihet se kujt do t’i japë votën Nora me të vërtetë.