1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një kujtim për 3 ikonat që na lanë

Rekomandime

Në dy vitet e fundit, Kosova ka mbetur pa tri ikona të saja, personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, që janë edhe sot inspirim për gjeneratat.

- Advertisement -

Ata thyen thyen kufijtë me suskesin e tyre, thyen paragjykimet e mposhtën shtypjen, për t’i lënë vendit trashëgimi të madhe në politikë, sport dhe kulturë

Fadil Vokrri

Më 9 qershor 2018 pushoi së rrahuri zemra e Fadil Vokrrit. Ikona e futbollit të Kosovës e mbarë shqiptarëve, inspirimi i gjeneratave, la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme si një futbollist i rrallë në Ballkan, si një personalitet i jashtëzakonshëm dhe si një kryetar i Federates së Futbollit të Kosovës që arriti ta cojë deri në fund misionin. Nën drejtimin e tij Kosova perjetoi anëtarsimin në të gjitha institucionet e rëndësishme sportive botërore. Për më tepër, Vokrri ndërtoi një ekip brenda federates që habiti të gjithë boten me suksesin. Vepra e jashtëzakonshme e tij, mbetet ende inspirim e motivim. Në cdo ndeshje të Kosovës, në minutën e 9-të tifozët dardanë, duartrokasin në shenjë kujtimi e respekti për legjenden.

- Advertisement -

Adem Demaci

- Advertisement -

Askush më shumë se ai nuk e ke bartur mbi supe përpjekjen e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Më shumë se 28 vjet burg për shkak të kryengritjes e tij kundër regjimit serb, nuk e ndalen në asnjë moment që të flasë e punojë për kombin. Ai ishte me të gjithë dhe kundër të gjithëve. Veprimtari i cështjes kombëtare, që fitoi edhe cmime ndërkombetare, u vlerësua si një baba i kombit. Demaci ishte përvec të tjerash një burim i jashtëzakonshem fryëzimi për rebelim kundër regjimit serb, e që coi në kryengritje të armatosur që solli edhe lirinë e vendit. Ai vdiq më 26 Korrik të vitit 2018.

Nexhmije Pagarusha

Ikona e muzikës jetoi 86 vjet dhe në gjithë karrierën e saj, ishte zëri i mrekullueshëm, i paarritshëm në muzikën shqiptare. Me interpretimin e saj, ajo rrembeu zemrat e të gjithëve dhe krijoji një thesar tepër të cmuar për vendin në fushën e artit. ‘Baresha’ ‘E dehur jam’, ‘Mora testin’ e shumë e shumë këngë të tjera janë disa nga veprat madheshtore të saja. Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një ikonë e artit. Në gjeneratën e saj, ajo theu barrierat duke bërë që shumë gra e vajza ta kenë si model atë për të mposhtur paragjykimet dhe dallimet gjinore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit