1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një nga dëshmitarët në rastin Gucati e Haradinaj është zyrtar i lartë në polici (VIDEO)

Rekomandime

Në Dhomat e Specializuara të Hagës, u mbajt të enjten konferenca përgatitore në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Në gjykimin e dyshes që udhëhiqnin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u njoftua se tre dëshmitarë u refuzuan, një pranuan ta dëgjojnë pjesërisht e disa të tjerë i aprovoi trupi gjykues.

- Advertisement -

Në seancë u theksua se të premten do të hapet çështja për Hysni Gucatin e pas mbarimit të saj me atë të Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit po përballet me simptoma të koronavirusit.

Edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar listën e dëshmitarëve, me arsyetimin se disa dëshmitarë nuk lidhen me këtë çështje. Për dëshmitarin 1246, që është zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, reagoi mbrojtja e Haradinajt.

Dëshminë e tij e aprovoi edhe kryetari i trupit gjykues, Charls Smith, por jo edhe ato të dëshmitarëve 1250 e 1251, pasi mbrojtja nuk ka dëshmuar rëndësinë e dëshmisë së tyre.

- Advertisement -

Paraqitja e provave dhe dëshmitarëve për dyshen Gucati-Haradinaj do të nisë më 6 dhjetor, teksa mbi ta rëndon akuza për vepra penale si pengim i personave zyrtarë, frikësim i dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit