1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Një polic tek banesa, kamera brenda e jashtë” – Detajet që i’u kërkuan policisë për krerët UÇK-së

Rekomandime

Policia e Kosovës ka çuar para pak ditësh garancë për lirimin e krerëve të UÇK-së nga paraburgimi në Hagë.

Njëra ndër garancat e Policisë së Kosovës ka të bëj me ruajtjen e banesës/shtëpisë së të një akuzuari, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Siç shpjegohet në shkresën e kryeprokurorit Jack Smith, Policia e Kosovës ka propozuar që të ketë një oficer që do ta ruajë banesën me një kamerë në hyrje dhe një jashtë.

“PK-ja propozon që të ketë një oficer të vetëm që ta ruajë banesën me një kamerë të vetme në hyrje të banesës dhe një të dytë jashtë ndërtesës”, theksohet në garancën e policisë sipas kryeprokurorit Smith.

Disa pjesë të garancës së Policisë kanë të bëjnë edhe me vizitat familjare.

- Advertisement -

Sipas Smith, kushtet e propozuara nga Policia lejojnë vizitat famijare jashtë shikimit ose dëgjimit të ndonjë zyrtari policor.

“Së dyti, dhe në lidhje me këtë, vizitat nuk mund të monitorohen në mënyrë domethënëse në këto kushte. Kushtet e propozuara lejojnë vizitat familjare dhe personale jashtë shikimit ose dëgjimit të ndonjë zyrtari të PK-së si rregull i përgjithshëm. Rregulli i përgjithshëm për vizitat është se ato duhet të bëhen brenda shikimit dhe dëgjimit të zyrtarëve të paraburgimit. Në Qendrën e Paraburgimit, të vetmit njerëz që përgjithësisht lejohen të vizitojnë të Akuzuarit jashtë shikimit dhe dëgjimit të zyrtarëve të paraburgimit janë KNKK, Ombudspersoni, Sekretari ose dikush që vepron në emër të tij/saj) ose gjyqtarët (ose dikush që vepron në emër të tyre)”, thuhet tutje në shkresën e Smithit.

- Advertisement -

Prokurori i Specializuar në këtë pikë përqendrohet edhe tek pajisjet e komunikimit.

Sipas tij, të akuzuarit janë fokusuar tek telefonët dhe interneti, por që këto nuk janë rreziqet e vetme për transmetimin e ndonjë informacioni.

“Së treti, kufizimet e pajisjeve të komunikimit janë të paplota dhe joefektive. Të akuzuarit fokusohen në pajisjet e telekomunikacionit dhe internetit, por informacioni i ndjeshëm mund të transferohet në shumë lloje pajisjesh jashtë këtyre kategorive (një shembull i qartë është një USB). Më e rëndësishmja akoma, dështimi për të monitoruar siç duhet bisedat e të Akuzuarit brenda banesës e bën shumë të lehtë përcjelljen gojarisht të mesazheve të cilat nuk mund të gjurmohen më pas nga kushtet e propozuara”, shpjegohet tutje në shkresën e Smith, shkruan tutje lajmi.net.

Prokuroria e Speciales ka dyshime edhe në trajnimin e oficerëve që do të bëjnë monitorimin e një të akuzuari.

Smith në shkresën e tij ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për trajnimin e oficerit që do të jetë me detyrë tek ndonjëri nga të akuzuarit.

Sipas kryeprokurorit, Policia s’ka dhënë detaje shtesë as tek mbrojtja kur këta e kanë pyetur për aftësinë e monitorimit të të ashtuquajturës “gjuhë e koduar” apo “me kode”, shkruan tutje lajmi.net.

Garanca e plotë është ende konfidenciale dhe nuk dihet nëse në të ardhmen do të bëhet publike nga regjistri i Dhomave të Specializuara.

Sidoqoftë, Prokuroria e Speciales tashmë e ka parë të njëjtën, mirëpo me tone kundërështuese ka hedhur dyshime mbi aftësitë e Policisë së Kosovës për të siguruar lirimin me kusht të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje në një rast Prokurori i Specializuar thotë se Policia e ka vënë në dyshim vullnetin e saj për të ofruar garancë.

“Më tej, procesi i zgjatur për arritjen e këtyre përgjigjeve vë seriozisht në pikëpyetje vullnetin dhe aftësinë e PK-së për të zbatuar mjaftueshëm kushtet e lirimit”, thotë Smith në njërën ndër pikat e shkresës.

Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit të Specializuar është palë me të drejta të barabarta në proces dhe një vendim për lirimin ose jo nga paraburgimi pritet të merret në të ardhmen nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake e më pas edhe nga ata të Apelit.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi me në krye Gregory Keohe kanë dorëzuar kërkesë që rishikimi i paraburgimit ndaj klientit të tyre të shtyhet për shkak se ata janë duke punuar në disa materiale që thonë se janë të rëndësishme për vendimin e radhës të gjyqtarit paraprak.

Kërkesa në fjalë është miratuar gjatë ditës së djeshme dhe afati për Thaçin për dërgimin e parashtresave është shtyrë deri më 26 dhjetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit