Qindra punëtorë në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë kanë dalë pozitivë në testet për coronavirusin, tha presidenti i vendit Nana Akufo-Addo.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të gjithë 533 prej tyre kontraktuan virusin nga një punëtor në fabrikën në qytetin portual Tema, tha presidenti në fjalimin e tij publik para kombit.
Infeksioni i fabrikës u zbulua nga 921 mostrat e mbledhura për testimin muajin e kaluar.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me operacionet ose masat që duhen marrë për situatën.
CNN shkruan se i është drejtuar ministrisë së shëndetit të Gana për komente dhe po pret një përgjigje.