7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Petkoviq thotë se një anëtari të qeverisë Kurti ia kanë aprovuar sot vizitën në Luginën e Preshevës

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi zyrtar ka aprovuar kërkesën e një anëtari të kabinetit qeveritar të kryeministrit Kurti për ta vizituar Bujanocin dhe Preshevën.

- Advertisement -

Petkoviq ka folur nga Jarinja për aprovimin e kërkesës për vizitë në Luginë të Preshevës të një anëtari të qeverisë së Kosovës, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë.

“Për dallim nga Prishtina, që na ndalon hyrjen, Beogradi po sillet me përgjegjshmëri dhe ne respektojmë të gjitha marrëveshjet. Sot ne kemi aprovuar hyrjen e një anëtari të kabinetit të qeverisë Kurti në Preshevë dhe Bujanoc sepse ne respektojmë marrëveshjet dhe lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjen për vizitat zyrtare të cilat shfaqin qartë që ne duam normalizim të marrëdhënieve, duam të ndërtojmë paqe dhe duam marrëdhënie më të mira që është çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, tha Petkoviq.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu por i njëjti s’është përgjigjur deri në publikimin e tekstit.

- Advertisement -

Petkoviq sot është kthyer prapa nga pika kufitare në Jarinjë dhe s’është lejuar të hyjë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit